Vritet brenda në makinë gazetarja investigative

schedule08:57 - 25 Janar, 2022

schedule 08:57 - 25 Janar, 2022

Lourdes Maldonado López u vra të dielën në qytetin kufitar të Tijuana të Meksikës veriore, duke shënuar vrasjen e tretë të një gazetari në vend në dy javë.

López u qëllua për vdekje brenda një makine në lagjen Santa Fe të Tijuana, sipas një deklarate të së dielës nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Baja California.

Autoritetet lokale morën fillimisht një raport për të shtëna të dielën dhe në orën 19:00 e gjetën López të vdekur pas mbërritjes, tha ai, ndërsa kanë nisur hetimet.

López mbulonte korrupsionin dhe politikën dhe kishte qenë viktimë e sulmeve të mëparshme për punën e saj, sipas organizatës për të drejtat e njeriut, anëtare e së cilës ishte López.

Në mars 2019, López i tha Presidentit të Meksikës Andrés Manuel López Obrador në konferencën e tij të përditshme për shtyp se ajo kishte frikë për jetën e saj dhe kërkoi “mbështetje, ndihmë dhe drejtësi”.

López po fliste për një mosmarrëveshje pune që kishte me Jaime Bonilla, i cili zotëron median PSN ku López kishte punuar më parë. López kishte paditur kompaninë për shkarkim të padrejtë nga puna. Bonilla u betua si guvernator i Baja California në nëntor 2019 pasi zhvilloi një fushatë të suksesshme si kandidat i partisë Morena në pushtet të López Obrador. Vetëm disa ditë para se të vritej, ajo fitoi gjyqin. g.v/abcnews.al