Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vrau vajzën në Australi, jepet vendimi për babain shqiptar

schedule15:42 - 3 Mars, 2020

schedule 15:42 - 3 Mars, 2020

Gjykata në Australi ka dënuar me 20 vite burg , Petrit Lekajn, cili vrau vajzën e tij. Shqiptari ekzekutoi me thikë brenda në automjet vajzën e tij Sabrina Lekaj, mbrëmjen e 20 korrikut të vitit të kaluar.

Pas krimit makabër, Lekaj u mbyll në një spital psikiatrik. Ndërsa disa muaj pas krimit, ai doli para gjykatës, ndërsa vihet re një transformim drastik në pamjen e tij të jashtme.

Babai shqiptar ka pranuar para trupës gjykuese se ishte ai që kishte vrarë vajzën e tij 20-vjeçare, pasi dyshonte se ajo kishte filluar të bënte një jetë të shthurur, madje konsumonte edhe lëndë narkotike.



Ngjarja e rëndë ndodhi pasi Sabrina ishte duke u kthyer nga një lokal nate, ku kishte festuar me shoqet. Pasi ekzekutoi vajzën me thikë, Lekaj tentoi të vetëvritet, duke i shkakuar vetes plagë në trup, megjithatë arriti të shpëtonte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!