Vrau të ëmën, vetëdorëzohet në polici 20-vjeçari në Greqi

schedule11:15 - 22 Tetor, 2021

schedule 11:15 - 22 Tetor, 2021

Një 20-vjeçar që masakroi nënën e tij në Greqi u është dorëzuar autoriteteve. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për krimin e ndodhur në Egaleo ku një grua 57-vjeçare u gjet e shtrirë në një apartament.

I biri u vetëdorëzua dhe, sipas raportimeve, aktualisht është duke rrëfyer ngjarjen në detaje për policinë. Familja me pesë anëtarë thuhet se kishte të ardhura të pakta dhe se po përballeshin me probleme serioze. Kryefamiljari me origjinë nga Pakistani nuk jeton.

Sipas informacioneve, ishte vetë i riu që njoftoi policinë për ngjarjen dhe më pas u zhduk.

“Vëllai vrau nënën,” raportohet të ketë thërritur djali i vogël i viktimës që u gjet në një pellg me gjak në banesë. /abcnews.al/