Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vrau ish-partneren e më pas veten: 40-vjeçari grek njihej si person i dhunshëm, e reja jetonte në terror

schedule10:24 - 23 Shtator, 2021

schedule 10:24 - 23 Shtator, 2021

Mediat në Greqi kanë zbuluar detaje nga e kaluara e 40-vjeçarit që i mori jetën partneres e më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës duke tronditur jo vetëm komunitetin në Rodos por të gjithë vendin.

Sipas raportimeve, autori i krimit ka qenë i përfshirë në ngjarje të dhunshme edhe në të kaluarën. Mesa partnerja e tij, me të cilën ishte ndarë para pak kohësh, e kishte kallëzuar në polici për raste dhune. 40-vjeçari ka pasur sjellje agresive ndaj miqve të tij në të kaluarën  kurse prindërit e mësueses 32-vjeçare kanë treguar për rastet kur ai është sjellë në mënyrë të pazakontë me vajzën e tyre.

Lexo edhe:  “I shpëtova makthit, u ndava”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga partneri



32-vjeçarja jetonte larg tij dhe kishte marrë urdhër mbrojtje nga gjykata.  Sipas raportimeve, Dora kishte denoncuar në polici se në një rast ai e kishte kërcënuar me armë ndërsa ndodheshin në makinë.

Më pas e kishte detyruar që të drejtonte makinën ndërsa nga sedilja e pasme i drejtonte armën. Kurse, prindërit e saj kanë treguar gjithashtu se vrasësi nuk e linte që të shihte as televizion e vetme.

Kujtojmë se mësuesja 32-vjeçare u vra nga ish-partneri menjëherë pas ndarjes. Ky i fundit më pas i dha fund jetës së tij dhe la një shënim: “Pa të dashurën time nuk ka kuptim të jetosh”.  Plani i tij duket të ketë qenë i mirëmenduar, pasi kishte marrë një makinë me qira duke pritur derisa ajo të dilte. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!