Vrau gruan, kërkohet burg përjetë për shqiptarin

schedule10:38 - 22 Shkurt, 2019

schedule 10:38 - 22 Shkurt, 2019

Burgim të përjetshëm. Kjo ishte kërkesa fillestare e prokurorisë italiane për Xhevdet Mehmetin, shqiptarin që vrau gruan e tij në Maj të 2018-s në Piacenza. Por për shkak se i pandehuri zgjodhi gjykim të shkurtuar, dënimi pritet të zbresë në 30 vjet.

57-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe për vrasje me paramendim. Më 27 Maj, ai vrau bashkëshorten e tij, 52-vjeçaren Elca Tereziu. E gjithë skena e tmerrit u pa nga djali i vogël i tyre, atëherë vetëm 17 vjeç.

Në seancën e së enjtes, prokurori Antonio Colonna kërkoi dënimin maksimal për Mehmetin. Sipas tij mes çiftit kishte pasur gjithnjë konflikte dhe kështu kishte ndodhur edhe më 27 Maj.

Familjarët e viktimës, të përfaqësuar nga avokatët Bledar Rexho dheManuela Hasa kërkuan gjykimin maksimal duke mbështetur kërkesat e prokurorisë dhe njohjen dhe dëmshpërblimin për palët e dëmtuara.

Ndërkohë fëmijët e çiftit tashmë 18 vjeç dhe 20 vjeç janë ndihmuar nga Shërbimet Sociale italiane. Seanca ku do të jepet vendimi për Xhevdet Mehmetin pritet të jepet në fund të Prillit./abcnews.al