Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e së martës në Rrëshen. Raportohet se një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta pranë spitalit të qytetit.
Gazetari Gjergji Figuri raporton se viktima është identifikuar si Martin Bardhi, 62 vjeç. Dyshohet se është ekzekutuar për hasmëri. Ndërkohë priten detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al