Vrasje në Kosovë, arratiset autori

schedule17:11 - 24 Prill, 2021

schedule 17:11 - 24 Prill, 2021

Një person është vrarë sot rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se viktima është i gjinisë mashkullore.

“14:40 minuta policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu Policia bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen është në arrati. “I dyshuari gjendet në arrati, policia është në kërkim të tij”./ Gazeta Express