Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, krim në familje/ Burri vret gruan, identifikohet viktima dhe autori i dyshuar

schedule13:48 - 9 Korrik, 2026

schedule 13:48 - 9 Korrik, 2026

SHKODËR- Krim brenda familjes në qytetin e Shkodrës. Bashkëshorti ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, e cila është identifikuar si Bardhe Ziqi, 55 vjeçe.

Autori i dyshuar i krimit Shqefën Ziqi, 62 vjeç është vetëdorëzuar në Polici së bashku me armën e krimit.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton nga vendi i ngjarjes se viktima është gjetur anës rrugës dhe se kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar Policinë.



“Viktima ka mbetur në anë të rrugës. Kanë qenë banorët e zonës, që kanë njoftuar Policinë”, raportoi gazetari.

Aktualisht, Policia dhe grupi hetimor kanë nisur mbledhjen e provave për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!