Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja pas konfliktit për kalin në Vlorë, kapet në Durrës Eduart Xhezo 

schedule09:52 - 30 Tetor, 2019

schedule 09:52 - 30 Tetor, 2019

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së pronarit të një lokali në Vlorë Arben Beqiraj. Krimi  ka ndodhur në muajin Gusht pranë lokalit të viktimës në zonën e plazhit të vjetër, ku u konfliktuan për një xhiro me kalë.

Eduard Xhezo i dyshuar për vrasjen e Arben Beqiraj në lokalin e tij tek plazhi i vjetër në Vlorë u ndoq nga policia për më shumë se 15 minuta. Nga Tirana ai u kap në Durrës, falë postbllokut të dytë ngritur në Shkozet.



Me duar lart, ai kërkoi të mos qëllohej dhe pse kishte rrezikuar jetën e policëve.  34-vjeçari Xhezo në muajin Gusht hapi zjarr me breshëri ndaj pronarit të lokalit, pas një sherri për xhiron e një kali në plazh.

Arben Beqiraj i cili mori katër plumba vdiq disa orë më pas në spital. Në këtë ngjarje u plagosen djali i viktimës Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj.

Xhezo ka qenë i akuzuar në 2005 për tentativë vrasje. Ai u dënua me  9 vjet vjet, por pas vendimit nga Gjykata e Lartë bëri vetëm dy vjet burg. /ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!