Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kilometri i fundit i Sali Berishës/ Protesta nis me fjalime, përfundon me fishekzjarrë dhe përplasje

schedule18:55 - 24 Janar, 2026

schedule 18:55 - 24 Janar, 2026

TIRANË- Molotovë, fishekzjarrë e xhiro nëpër qytet. Këtë 24 janar, Rama nuk ra, por Berisha u dhuroi një shfaqje demokratëve, për të mos u harxhuar kohën kot me protestën.

Tre mijë demokratë i erdhën në bulevard, por për të shtuar numrat para zyrës së tij, u ndihmua edhe nga 1 mijë policë, të Ramës. Kjo anëtare e Forumit Rinor të PD, foli në emër të të gjithë të rinjve, dhe u ankua për vuajtjet e bashkëmoshatarëve të saj.

“Mua sot nuk më dhemb varfëria, nuk më dhemb as lodhja, më dhemb padrejtësia , ju nuk e keni idenë sa punon ndershëm dhe nuk shpërblehesh”



Kurse një tjetër e re, nuk po gjente dot arsyen pse demokratët nuk frymëzohen.

“Po populli nuk po gjen dot frymëzimin, ore si e gjetët frymëzimin në 91. Jam shumë kurioze mo, na e thoni, aman mo na e thoni, ta dimë t’ua japim këtyre që nuk na frymëzohen sot pavarësisht çndodh në këtë vend”

Ka një person që i frymëzon demokratët, dhe ai është Sali Berisha. Doktori pasi pa nga zyra e Ramës, i tha turmës se Rama po bie, vetëm se ka mbetur edhe fare pak.

“të dashur demokrate e demokratë, nuk jemi kurrë aty ku ishim, nuk jemi më në rrugë pa krye, nuk jemi në mjegullnajë, por jemi në kilometrin e fundit, jemi në agun e triumfit tonë.”

Dhe me të mbaruar fjala, nisi festa. Një shfaqje prej 15 minutash fishekzjarrë e molotovë drejt dritares së Ramës, por mbrapsht demokratët morën vetëm ujë dhe spraj.

Berisha braktisi bulevardin për tu fshehur në seli, kurse deputetët me një grup protestuesish marshuan për kilometrin e fundit.
Me mbarimin e molotovit u ndalën para kuvendit. Aty u mbeti vetëm që shfaqjen e dhuruar brenda asaj godine, ta realizonin jashtë.

Në fund, doktori shpalli fitoren. Sqaroi se jo se Rama s’ra, po këtë herë e fali vetë.

“Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo.  Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës për 30 minuta atë që meritonte.”

Edhe këtë herë doktori tregoi se, dhuna dhe zjarri e identifikojnë atë dhe PD më së miri sado që vitet kalojnë.

Këto veprime nuk ishin rastësi, mërzia e doktorit shkonte përtej oqeanit. Protestës i munguan flamujt amerikanë, i mungoi karikatura e Ramaduros, ndërsa molotovët e fishekzjarrët u hodhën pikërisht në drejtim të zyrës ku 2 ditë më parë, u fut Ivanka Tramp, Vajza e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Por demokratët e pakët të cilët e ndjekin pas, janë ngopur mërzitë e metodat e doktorit.

Demokrati Ilir Vrenozi ishte risia e fundit e kësaj proteste. I vetëlarguari nga Big Brother zgjodhi të qëndrojë krah të vetëpërjashtuarit Ervin Salianji në protestën e doktorit. Por pas kësaj proteste, edhe ai është bindur se

“Ja erdha në protestë, nuk pjerdh Rama për këto, hajde këtu, fol, bam bym dy herë edhe ik. Duhet grevë, deputetët, jo show kot”, tha ai,

Zhvillimet mbi protestën e PD: 

Ora 18:00 Pamjet me dron/ PD thirri protestë, shihni sesa janë kur vjen Berisha

PD thirri këtë të shtunë protestë kombëtare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit. ABC News sjell pamjet me dron, të pjesëmarrjes në momentin kur vjen kreu i PD, Sali Berisha. Protesta ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. 1350 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat janë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Si në çdo protestë është kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Të gjithë efektivët janë pajisur me maska kundragaz.

Ora 17:56 VIDEO/ Në protestë, por larg Berishës. Ilir Vrenozi shfaqet krah Ervin Salianjit

Superstari demokrat, Ilir Vrenozi, iu bashkua protestës kombëtare të opozitës, këtë të shtunë, por me një ndryshim. Vendosi të qëndrojë larg doktorit, dhe në krah u shfaq me Ervin Salianjin.

 

Ora 17:00-Pamjet me dron/ Ora shënon 17:00, por sheshi … thuajse bosh. Demokratët braktisin Sali Berishën

Asnjë surprizë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Edhe në protestën e radhës kombëtare, mbështetësit e Partisë Demokratike nuk i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës.

Bulevardi para kryeministrisë është pothuajse bosh pavarësisht se protesta ishte parashikuar të niste në orën 17:00.

ABC News sjell pamjet me dron, ku vihet re që ftesa për protestë e Sali Berishës vijon të refuzohet masivisht nga demokratët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!