Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Memaliaj e Endri Goxhajt/ Vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

schedule13:19 - 30 Qershor, 2026

schedule 13:19 - 30 Qershor, 2026

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në Memaliaj, është vetëdorëzuar në polici.

Nela akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në prill të këtij viti në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj. Ai është vëllai i Donald Nela, i cili ndodhet ende në kërkim. Pas vetëdorëzimit, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

Ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të rrethanave të saj, ndërsa pas krimit policia arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar. Marjaldo Nela ishte një prej personave që kërkohej nga autoritetet.



Me vetëdorëzimin e tij, hetuesit pritet të marrin dëshminë e tij për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive penale për secilin prej të përfshirëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!