Vrasja në Kamëz, ndërpriten kërkimet për armën e krimit

schedule16:03 - 1 Maj, 2018

schedule 16:03 - 1 Maj, 2018

Policia e Tiranës ka ndërprerë kërkimet në Lumin e Tërkuzës për gjetjen e armës së krimit të përdorur në vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, mbrëmjen e 25 Prillit në Kamëz.

Prokurori i çështjes dhe efektivat blu dyshojnë në vërtetësinë e deklarimeve të dhëna nga Ruzhdi Hode dhe autori i dyshuar i vrasjes, Vladimir Kurti. Sipas organit të akuzës, arma mund të jetë fshehur në ndonjë vend tjetër, pasi nga kërkimi i polumbarëve të forcave RENEA, por edhe pas devijimit te lumit nuk u bë e mundur gjetja e pistoletës e tipit “TT, model 56”.

Deri tani dy autorët, Kurti dhe Hode kanë pranuar grabitjen e kryer në biznesin e familjen Buci, por nuk kanë marrë përsipër autorësinë e vrasjes së ndodhur brenda në dyqan./abcnew.al