Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Kukën dhe ka caktuar masën e dënimit me nga 30 dhe 25 vite burg për dy djemtë e tij, Ervis Kuka dhe Emauriso Kuka.
Të tre akuzohen si autorë për vrasjen e dyfishtë në vitin 2024, ku vranë me armë zjarri dy vëllezërit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta.
Vendimi i gjykatës:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” e 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 6 (gjashtë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal ne bashkim te dënimeve, i pandehuri A.K , me burgim të përjetshëm,
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 2 (dy) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje“, parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 27 vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 27 vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 30 vite burgim.
- Në zbatim të neneve 190 dhe 217, të K.Pr.Penale, për provat materiale disponohet sipas pjeses arsyetuese te vendimit.
- Shpenzimet proçeduriale ne fazen e hetimit dhe ne gjykim i ngarkohen te pandehurve solidarishtit.
- Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Juridiksjoni i Pergjithshem brenda 15 diteve nga e nesermja e njoftimit te ketij vendimi.



