Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjykatëses Fildes Hafizi dhe ka ngritur 3 akuza mbi ish-bashkëshortin e saj, si autor i dyshuar i vrasjes.
Kasemi do të dalë para togave të zeza me tre akuza mbi vete: “vrasje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim dhe mbajtje peng personi”.
Më pak se 4 muaj pas ngjarjes, dosja e prokuroreve do të kalojë në gjykatën e krimeve të rënda, ku Fadil Kasemi, do të gjykohet për vrasjen e ish- bashkëshortes se tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 31 gusht te ketij viti ne Tirane. Fildes Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti i saj, i cili edhe më herët e kishte kërcënuar publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre./abcnews.al