Vrasja e gazetarit amerikan në Ukrainë, kolegu tregon tmerrin: Si na sulmuan rusët

schedule09:48 - 14 Mars, 2022

schedule 09:48 - 14 Mars, 2022

Gazetari amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje nga forcat ruse ditën e djeshme në qytetin Irpin jashtë Kievit. Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë mbetën të plagosur, shkruan la repubblica

Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Ndërkohë kolegu i tij,  i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po  filmonin refugjatët që po largoheshin.

“Ne kishim kaluar një urë në Irpin, donim të filmonim ikjen e refugjatëve, gjetëm një makinë për të shkuar në një urë tjetër, kaluam një pikë kontrolli dhe më pas ata filluan të na qëllonin. Ai u qëllua në qafë,” tha  Juan Arredondo.

Nuk dihet ende për cilën media raportonte nga Ukraina gazetari por Neë York Time ka bërë të ditur se ai kishte punuar për herë të fundit për gazetën në vitin 2015.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!