Nuk është ende në vend të parë, por ecuria është e frikshme. Viktor Wembaniama po kthehet në një nga yjet kryesore të NBA-së dhe paraqitja e tij në duelin ndaj ish-kampionëve ishte madhështore.
Francezi 22-vjeçar pati një dabëll dabëll përballë Golden Stejtit, duke shënuar 41 pikë e duke kapur 18 topa në tabela. Suksesi jashtë fushe ishte 127-113, mjaft I rëndësishëm ndonëse “Luftëtarët” nuk patën yllin kryesor, Stef Kërri, që ende nuk është kthyer plotësisht nga dëmtimi.
Kjo ishte fitorja e 10-të e San Antonios në sezonin e rregullt, që mban vendin e dytë në renditjen e Konferencës Perëndimore, duke lënë prapa Lejkërsat dhe Denverin.
Pikërisht Denveri I ka shkaktuar Spërsave humbjen e fundit në 13 mars. Ndaj Golden Stejtit, Uembi pati edhe 3 asistë dhe 3 bllokime topi, duke marrë vlerësimin 16.
San Antonio ka 58 fitore e 18 humbje, vetëm dy humbje më shumë sesa Oklahoma kampione që kryeson, ndërsa rivalët e tjerë kanë mbetur prapa. Uembanijama, me shtatlartësi 2.24 metra ka ndikim në ekip me koeficientin 31.4, duke qenë I katërti me më shumë ndikim pas yjeve si Jokic, Doncic dhe Shaj Gilgës Aleksandër./abcnews.al


