Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? Reagon Presidenti Begaj: Të gjitha institucionet relevante janë vigjilente

schedule13:32 - 2 Prill, 2026

schedule 13:32 - 2 Prill, 2026

Presidenti Bajram Begaj është në kontak të vazhdueshëm me insitucionet përgjegjëse të sigurisë kombëtare. Kjo është përgjigja e insitucionit të Presidencës për kërkesën e disa deputetëve të opozitës për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, pas alarmit të bërë nga amabsada amerikane e shba në vend, për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin.

Në një reagim zyrtar, Presidenca thotë kreu i shtetit është në kontakt të vazhdueshem me institucionet që janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nisur nga Kreministri, Kuvendi, ministritë dhe insitucione të tjera,  dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjtha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë.

“Presidenti i Republikës ka konstatuar se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës. Mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë”, thuhet ne reagim.



Gjithashtu, Presidencsa njofton bashkëpunimi mes insitucioneve dhe ai me partnerët e huaj e ndërkombëtarë, është në nivele tejet të larta.

“Presidenti i Republikës vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët tanë, si dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore”,- citohet nga Presidenca.

Aktualisht, sipas këtij njoftimi, duket se Begaj nuk do e mbledh Këshillin e Sigumit Kombëtar dhe pritet të shihet nëse kjo do të ndodh në ditët në vijim, nisur dhe nga informacionet që kanë insitucionet për paralajmërimin e dhënë nga selia dipolomatike në Tiranë për sulme të mundhshme iraniane që lidhen me subjekte të SHBA-ve, në vende të zakonshme si lokale e restorante.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar ndërkohë është një organ këshillimor, jo vendimmarrës, që e thërret Presidenti për diskutimin e rekomandimeve për masa që ky institucioni i kreut të shtetit  përpilon për institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse për sigurinë, lidhur me përballimin e rreziqeve që i kanosen vendit. Në përbërje të tij ëhstë kryeministri, kryetari I kuvendit, minsitra,  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit. po ashtu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!