Vrasja e dy vajzave lezhjane në Zvicër/Familja Frroku hap dyert e mortit

schedule12:08 - 11 Janar, 2018

schedule 12:08 - 11 Janar, 2018

Vrasja e dy motrave nga Ishulli i Lezhës, Alma dhe Elda ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në vendin tonë. ABC News shkoi pranë familje Frroku aty ku janë hapur dyer e mortit, kurse disa pjestarë të familjes kanë shkuar në Zvicër për të tërhequr trupat e pajetë.

Familja e dy motrave, Alma dhe Elda Frroku në lagjen “Xhenjo” të Lezhës, që u vranë në Zvicër është në zi.

Familjarët nuk janë në dijeni të ndonje konflikti që mund të ketë çuar në vrasjen e dy vajzave të tyre 38 dhe 31 vjeçare.

Në Lezhë opinioni është shokuar. Familja e vajzave ka hapur dyert e mortit pret e përcjell ngushëllues. Kurse vëllai i motrave ka shkuar atje ku ka ndodhur ngjarja për të tërhequr kufomat.

Ato u vranë në rrethana ende të paqarta nga bashkëshorti i 38 vjeçares Alma Frroku. 54 vjeçari Ruzhdi Buzhala nga Kosova është ndaluar nga policia.

Çifti jetonte prej gati 20 vjetësh në Zvicër dhe nga martesa e tyre kishin 3 fëmijë. Ngjarja ndodhi në Hausen të Kantonit Aargau. Motra e Almës, e vogla kishte shkuar aty për të kaluar festat e fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!