Vrasja në Gjirokastër, autori “muzikant” pranon krimin para policisë: Më tha “grek”

schedule09:28 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:28 - 6 Gusht, 2020

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i 57-vjeçarit Gëzim Saraçi një ditë më parë në Gjirokastër.

Mësohet se autori 33-vjeç Mihal Thimjo ishte muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al se autori e ka pranuar krimin duke deklaruar se viktima i kishte thënë grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim dhe më pas konflikti mes tyre ka marrë përmasa tragjike.

Ata kishin pikë kafe së bashku dhe më pas gjatë rrugës së kthimit viktima e ka ofenduar autorin

“Greku m*tit, ke vënë pasur do bësh ligjin ti këtu”, i ka thënë ai.

Më pas autori ka ndaluar makinën dhe pasi kanë debatuar, 57-vjeçari ka qëlluar Thimjon me levë. Ky i fundit është shprehur se në tentativë për t’u vetëmbrojtur e ka goditur në kokë, e për pasojë ai ka humbur jetën

Autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.

Thimjo u arrestua nga policia 6 orë pas ngjarjes së rëndë, në automjetin e tij duke udhëtuar në një rrugë nacionale pasi kishte ndërruar rrobat e krimit në një banesë./abcnews.al