Vrau 57-vjeçarin në Gjirokastër kur po udhëtonin me kamionçinë, arrestohet gjatë natës autori

schedule07:31 - 6 Gusht, 2020

schedule 07:31 - 6 Gusht, 2020

Autori i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër është arrestuar nga policia. Ai është Mihal Thimjo, 33-vjeç nga fshati Derviçan në Gjirokastër.

Abcnews.al mëson se ai është arrestuar gjatë orëve të natës, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në një rrugë nacionale.

Viktima u gjet i pajetë në orët e pasdites së djeshme në një automjet kamionçinë me të cilën dyshohet se po udhëtonte bashkë me autorin.

Mes tyre mësohet të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe më pas autori e ka qëlluar Saraçin me mjete të forta e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë./abcnews.al

.