DETAJET/ U gjet i vrarë në makinë, 57-vjeçari në Gjirokastër ishte duke udhëtuar me autorin

schedule16:58 - 5 Gusht, 2020

schedule 16:58 - 5 Gusht, 2020

Një 57-vjeçar në Gjirokastër është gjendur pa shenja jete në automjetin e tij. Mësohet se Gëzim Saraçi, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Burime për Abcnews.al bëjnë të ditur se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me 57-vjeçarin.

Dyshohet se mes tyre ndodhi një konflikt i çastit dhe më pas autori e ka qëlluar Saraçin me mjete të forta dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Abcnews.al mëson po ashtu se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka arritur të identifikoje autorin e ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tij.

Për arsye hetimore si dhe për mprehtësinë e ngjarjes, policia nuk bën të ditura të dhënat e autorit pa dalë grupi hetimor në konkluzionin përfundimtar e të  bazuar në prova ligjore si dhe pa prangosur autorin e dyshuar.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al/