Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasësit që po mbajnë peng Sarandën? Karamuço zbulon të pathënat për ngjarjet në qytetin bregdetar

schedule08:57 - 22 Shtator, 2026

schedule 08:57 - 22 Shtator, 2026

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se atentati ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se autorët kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës.

Karamuço tha se janë 3-4 grupe kriminale që sundojnë qytetin bregdetar prej disa vitesh.



“Lidhur edhe me disa atentate që kanë ndodhur në Sarandë, ishte atentati i radhës i paramenduar shumë mirë, mendoj me vrasës me pagesë, që kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës. Kanë qenë qitësa shumë të mirë, e kanë njohur mirë zonën. Janë 3-4 grupe kriminale që sundojnë prej vitesh qytetin e Sarandës, janë të lidhura kryesisht me shërbimet publike, hotelerike, deri në administrimin e vijës bregdetare. Favorizimin e këtyre grupeve e ka një rrjet i gjerë institucionesh, kanë lejuar që këta të krijojnë një monopol. Ka pasur përplasje mes grupeve, përkrahje të autorëve të krimeve. shtë e pamundur për ta administruar rendin dhe sigurinë e një prishjeje të ekuilibrit midis këtyre grupeve në atë qytet.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!