Vrasësi grek kapet në Shqipëri

schedule20:58 - 4 Maj, 2021

schedule 20:58 - 4 Maj, 2021

Një vrasës grek është arrestuar në Shqipëri dhe më pas u ekstradua në vendin e tij për t’u gjykuar dhe dënuar.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruante sot se autori i vrasjes 32-vjeç pasi ekzekutoi fqinjin e tij 60-vjeç u arratis duke u fshehur në një fshat në Shqipëri, por jo për shumë kohë, pasi u lokalizua dhe arrestua.

E ndërsa nga kontrolli iu gjet arma e zjarrit me të cilën kreu vrasjen, greku e pranoi autorësinë para hetuesve./Abcnews.al