Vrapoi çdo ditë ndërsa agjëronte, 34-vjeçari arrin të mbledhë 52,000 paund për bamirësi

schedule22:54 - 25 Maj, 2020

schedule 22:54 - 25 Maj, 2020

Një burrë i cili vrapo për 260km ndërkohë që agjëronte për Ramazan ka arritur që të mbledhë të paktën 52,000 paund për bamirësi.

Haroon Mota,  nga Anglia, ka falenderuar njerëzit për mbështetjen e madhe që i dhanë pasi ai arriti që të dyfishonte shifrën fillestare që synonte.  Mota synonte që të mblidhte 25,000 paund, por arriti që ta dyfishonte shifrën në javën e fundit të sfidës që kishte nisur.

Përpara vendosjes së karantinës, 34-vjeçari kishte planifikuar që të vraponte katër maratona për Apeli i Penny, një organizatë bamirësie që ndihmon njerëzit e varfër në të gjithë botën.

Ai më pas vendosi të vraponte 10 km çdo mbrëmje ndërsa agjëronte nga 16 deri në 18 orë.

Duke folur për eksperiencën e tij, Mota u shpreh se ndihet shumë krenar për paratë që pati mundësi të mblidhte për të ndihmuar ata që janë në nevojë. /abcnews.al/