Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare për zonat Veriore dhe qendrore, por më pak reshje priten në jug të Shqipërisë.
Mesdita sjellë pauzë të reshjeve në të gjithë vendin. Por sërish mbrëmja dhe nata ri-kthejnë reshjet mesatare në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 13°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Rajoni i Ballkanit mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore.
Por me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore vijon Evropa Veriore dhe Lindore. Ndërsa me mot të kthjellët paraqitet qendra dhe Perëndimi i Evropës.
Kosova
Vijon ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të dendura të shiut e dëborës në territorin e Kosovës. Pas mesditës do kemi intervale të shkurtra me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura që kanë përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit.
Për pasojë motit do të mbetet me reshje shiu e dëbore gjatë gjithë ditës./abcnews.al/