Kërcënimi i Sali Berishës se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse shumica nuk miraton kërkesën e saj për votë të emigrantëve me dokumente të huaja, ka bashkuar virtualisht gjithë pjesët e shkëputura të Partisë Demokratike, rreth kryetarit të saj veteran.
Enkelejd Alibeaj me 3 deputetë, në pergjigjen e tij ndaj ABC News ka thënë se nuk do të votojë, nëse kërkesa e tij është kundër, që në Kod të futet dhe amendamenti për lista të hapura, nuk miratohet.
Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, ka folur deputeti socialist, Petro Koçi, i cili u shpreh se ky proces kërkon konsensus të gjerë.
Sipas tij, Partia Demokratike është në krizë dhe kjo po e çon atë në një sjellje të çuditshme.
“Problemi është që mesa duket, kriza politike, kriza elektorale e PD, po e çon atë dhe në sjellje të çuditshme, sepse përpara se të arriheshin ndryshimet në kod, ajo fliste për një vullnet për të sanksionuar në kohë të drejtën e votës së emigrantëve nga atje ku banojnë, tani nga që po shikon që sondazhet nuk i dalin siç mund të kishte parashikuar për të kaluar në dy zgjidhe teknike që e përshpejtojnë zgjidhjen konkrete, që do të thotë nga njëra anë është pagesa e zarfit që sjell votën e emigrantit nga vendi ku është drejt KQZ-së dhe e dyta lidhet me afatin e regjistrimit të kandidatëve për deputetë sepse sipas kodit, regjistroheshin përpara partitë politike dhe pastaj kandidatët.
Duke supozuar gjithmonë që është një proces i brendshëm. Tani ka nevojë të rregullohet, për t’i dhënë më shumë kohë emigrantëve për të votuar realisht dhe jo për ti penguar. Kështu që ky konsensus është dhënë përpara dhe tani kanë dalë yçkala politike”, tha Koçi./abcnews.al