Për analistinn Skënder Minxhozi, problemet teknike me votën e emigrantëve janë normale, pasi procesi po realizohet për herë të parë.
Në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, ai tha se do të duhej që shumë kohë më parë të niste një proces teknik të dokumentave që posedojnë shqiptarët në shtetet ku jetojnë, pasi kjo është shumë vështirë për një kohë kaq të shkurtër.
Sakaq, analisti theksoi se janë shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të vështirë që të tregojnë dokumentat që ligji dhe KQZ të njoh identitetin e tyre.
“Edhe kjo nxjerr disa aspekte teknike që për mendimin tim nuk janë të neglizhueshme, sepse nëse do të hapet një dritare dhe një mundësi votimi për persona që kanë probleme me dokumentat që posedojnë dhe përgjithësisht me procesin e votimit të identitetit të tyre më së pari, unë mendoj që është një element të rrezikshëm dhe nuk do të diheshe se kush votojnë.
Me 1.8 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kanë të drejtë vote, kjo gjë është shumë e vështirë të ssigurohet sepse bota është shumë e madhe dhe njerëzit e kanë të vështirë të tregojnë me dokumentat që kanë që janë pikërisht ata dhe ligji shqiptar dhe KQZ t’i njoh si të tillë. Do të duhej që shumë kohë më parë të niste një proces teknik të dokumentave që posedojnë shqiptarët në shtetet ku jetojnë, por kjo është shumë vështirë”, u shpreh Minxhozi./abcnews.al