Vota e Diasporës, pjesëmarrja masive/ Përfaqësuesja e PS në KQZ: Në disa qarqe vota e emigrantëve do të jetë vendimtare

schedule13:51 - 5 Mars, 2025

schedule 13:51 - 5 Mars, 2025

Afati për regjistrimin e diasporës, ka përfunduar. Shifrat flasin për një interes të lartë të emigrantëve shqiptarë, për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Elena Xhina, përfaqësuese e Partisë Socialiste në KQZ, në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se interesi i shqiptarëve jashtë kufijve për t’u regjistruar ka qenë i lartë, por gjithashtu i lartë ka qenë edhe numri i kërkesave të refuzuara.

Ndërkohë, Elena Xhina theksoi se me shifrat që aktuale, në disa qarqe vota e Diasporës do të jetë vendimtare.

“Që nga sot deri në datën tetë mars do të shqyrtohet kërkesa që janë pranuar nga platforma. Disa nga kërkesat mund të jetë të pranuara apo të refuzuara kjo do varet nga mënyra se kanë aplikuar në sistem. Ka pasur edhe grupmosha që kanë interes për të parë progresin e vendit dhe i kanë fatet e tyre të lidhura në Shqipëri. Ka edhe raporte që prevalojnë nga përbërja familjare. Sa për analizën do ndalesha te personat e refuzuar që është shifër e konsiderueshme, ka raste që kanë aplikuar mbi 10 herë dhe nuk kanë arritur do të regjistrohen. Për këto raste të vjen keq pasi janë persona që kanë shfaqur vullnet dhe kanë pasur interes. Me shifrat që kemi, në disa qarqe vota e Diasporës do të jetë vendimtare, por duhet thënë që pritshmëritë tona janë shumë të larta nisur edhe me takimet që janë zhvilluar në Diasporë. Por është një ushtrim i ri që do të na shërbejë edhe për më vonë”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!