Gazetari Artur Nura thotë se Partia Socialiste është më e avantazhuar për votën e Diasporës, në raport me opozitën.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Nura u shpreh se Partia Socialiste po mendon në mënyrë strategjike për të komunikuar me Diasporën.
Lidhur me heqjen e non gratës për ish kryeministrin Sali Berisha, Nura u shpreh se dhe ai vetë e di se nuk është e thjeshtë.
Ndër të tjera, Nura u shpreh se Berisha ka pasiguri për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
“Mund t’i referohemi asaj që po bëjnë të dyja palët. Interesimi për votën e diasporës është i domosdoshëm. Jo rastësisht, kryeministri, por edhe opozita, ka filluar të ketë interes për diasporën. Unë besoj që PS po mendon në mënyrë strategjike të komunikojë me diasporën. Me organizime të brendshme, të regjistrojë sa më shumë. Ky është synimi për të marë vota. Vota e diasporës, nëse do të funksionojë, do të bëjë pushtetin. Kush do e marrë pushtetin më 11 maj, do marrë një moral plus.
“Sot pati një qëndrim politik të Berishës, kur iu referua rastit të Sirisë dhe mosbindjes civile që ka organizuar. Fakti që i refeohet Sirisë dhe thotë kryengritje, tregon se ka pasiguri në betejën e ardhshme. Unë e besoj se edhe ai e di që kjo nuk është një gjë kaq e thjeshtë. Në Amerikë, lobimi është i ligjshëm, duhen shpenzuar para. Të përdorësh lobim që të arrish te Trump. Berisha ka shpëtuar nga arresti shtëpiak, por jo me rastin që po përballet ai dhe familja e tij”, theksoi ai./abcnews.al