Vota e Diasporës/ Numërohen mbi 100 mijë zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

schedule17:56 - 14 Maj, 2025

schedule 17:56 - 14 Maj, 2025

Tiranë- Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit është mbyllur.

Deri në orën 17:56, në total janë numëruar 100,835 zarfe të ardhura nga diaspora, nga 194 889 që janë në total.

Në rezultatet e publikuara nga KQZ, deri në orën 17:56, janë 54,164 vota për Partinë Socialiste ose 54.20 %

Ndërsa 28,273 vota për Partinë Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore ose 28.29 %

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 8402 vota ose 8.41 %.

Partia Mundësia ka marrë 3589 vota ose 3.59 %.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 2615 vota ose 2.62 %.

Partia Socialdemokrate ka marrë 1155 vota ose 1.16%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!