Tottenhami është fitues i Ligës së Evropës për këtë edicion, pasi në finale e mposhti skuadrën tjetër angelze, Manchester United.
Tottenham të mërkurën mbrëma në stadiumin e Athletic Bilbaos “San Mames” në Spanjë, fitoi me rezultatin 1:0.
Trofeun e parë evropian pas 41 vjetësh, Tottenham e fitoi falë golit të realizuar nga sulmuesi 23-vjeçar, Brennan Johnson.
Uellsiani realizoi në minutën e 42-të, pas topit që u kthye në zonë nga mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw.
Për Johnsonin ishte goli i pestë i shënuar në Ligën e Evropës në këtë edicion.
Kupën e UEFA-s, që tani quhet Liga e Evropës, Tottenham për herë të fundit e kishte fituar në edicionin 1983-84. Fitues ishte edhe në edicionin 1971-72.
Skuadra londineze në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve, si fitues i kupës së dytë më të rëndësishme për klube, nga garat që i organizon UEFA.
“Djajtë e kuq” do të mungojnë në kupat evropiane në edicionin e ardhshëm.
Manchester United trofeun e fundit evropian e fituan në edicionin 2016-17. Jose Mourinho ishte trajner i skuadrës kur United e fitoi Ligën e Evropës.