Izraeli: 100 kamionë me ndihma humanitare të OKB-së kanë hyrë në enklavën palestineze

schedule22:23 - 21 Maj, 2025

schedule 22:23 - 21 Maj, 2025

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë hyrjen e 100 kamionëve që transportonin ndihma humanitare të OKB-së në Gaza.

Kjo vjen pas më shumë se dy muajsh e gjysmë bllokadë të plotë të territorit palestinez të shkatërruar nga lufta.

“Njëqind kamionë që i përkisnin OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, që transportonin ndihma humanitare – konkretisht miell, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore – hynë në Rripin e Gazës sot (të mërkurën) përmes pikës kufitare Kerem Shalom”, tha në një deklaratë Cogat, agjencia e Ministrisë së Mbrojtjes që mbikëqyr çështjet politike në territoret e pushtuara palestineze.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!