Një grup shqiptaresh që pritej të niseshin mbrëmë nga aeroporti “Malpensa” i Milanos kanë mbetur të bllokuar nga autoritetet italiane, pa marrë asnjë shpjegim.
“ABC” mësoi se policia italiane dhe autoritetet kufitare nuk u kanë dhënë asnjë sqarim për arsyen e anulimit të fluturimit drejt Rinasit.
Rreth 275 pasagjerë duhet të udhëtonin një natë në parë drejt Shqipërisë, me avion të kompanisë së fluturimeve Wisair, por vazhdojnë të qëndrojnë ende në aeroportin “Malpensa” në Milano.
Shqiptarët përplasen me policinë italiane në aeroportin “Malpensa”, në Milano për shkak se kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme.
Gazetari i “ABC” Leonidha Musai tha se qytetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për vonesën e krijuar.
/abcnews.al/


