Von der Layen: BE arriti momentin historik prej 100 milionë vaksinash

schedule15:19 - 14 Prill, 2021

schedule 15:19 - 14 Prill, 2021

Bashkimi Evropian ka arritur kuotën e 100 milionë vaksinimeve kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropain, Ursula von der Leyen, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale shkrun se ky është një moment historik për të gjithë Bashkimin Evropian.

“Ashtë një moment historik për të cilin mund të krenohemi,” tha ajo, duke shtuar se “BE përshpejton ritmin e furnizimeve të vaksinave”

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha von  der Leyen.

Komisioni Evropian ndërkohë ka njoftuar se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.

Siç njoftoi më herët zonja von der Layen, këto nuk janë sasi të reja por sasi të rëna dakord më parë,  dorëzimi i të cilave është shtyrë./abcnews.al/