Volejboll | “Krenarë për ju vajza”, Partizani bën histori në Champions!

schedule21:57 - 16 Tetor, 2019

schedule 21:57 - 16 Tetor, 2019

Partizani në volejboll për femra ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në turin e dytë të Champions League. Vajzat nga kryeqyteti kanë triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj ekipit boshnjak të ZOK Bimal-Jedinstvo. Në kryeqytet vajzat e drejtuara nga Nejat Sancak kishin fituar me rezultatin 3-1. Këtë herë triumfi ishte më i ngushtë, 2-3.  Shorti i ka rezervuar ekipit kryeqytetas në turin e dytë skuadrën e Vasas.

Sa i takon ndeshjes së sotme, Partizani e nisi mirë dhe e fitoi setin e parë me rezultatin 21-25. Kundërpërgjigja e skuadrës vendase ishte e menjëhershme, pasi i barazuan shifrat në 1-1. Seti i dytë u mbyll me shifrat 25-19.

Vajzat e skuadrës së kuqe u mobilizuan sërish dhe ia dolën të fitojnë 18-25 në setin e tretë dhe kalimi në turin e dytë në Champions League u sigurua. Boshnjaket e barazuan ndeshjen, pasi triumfuan 25-21 në setin e katërt. Seti final u fitua nga Partizani, 13-15, dhe festa ishte e gjitha e kuqe. Edhe klubi i futbollit e ka përjetuar këtë sukses, teksa kanë bërë edhe një postim në faqen zyrtare në “Facebook”.