Sherr banal mazhorancë-opozitë në Komisionin e medias për teatrin

schedule10:33 - 19 Qershor, 2018

schedule 10:33 - 19 Qershor, 2018

Ka degjeneruar në sherr banal dëgjesa e parashikuar sot me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro në komisionin e medias për Teatrin Kombëtar. Prania në dëgjesë e kryebashkiakut Veliaj, i parashikuar të dëgjohej nesër, ka sjellë përplasje të fortë mes palëve.

Komisioni i Medias  zhvilloi me debate seancën dëgjimore me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në lidhje me Godinën e Teatrit Kombëtar. Partia Demokratike është kundër prishjes së tij. Kryetarja e Komisionit të Medias e ka cilësuar arrogante ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj  në Komision, pasi sipas saj ai duhet të jetë nesër në komision. Nga ana e tij Veliaj është shprehur se erdhi siç i ishte kërkuar, pasi nesër do të jetë në Barcelonë, pasi merr çmimin Sheshi Skënderbej. Sipas Veliajt çdo projekt i Bashkisë së Tiranës që ka sulmuar opozita ka dalë më i bukur.

Veliaj: “Çdo projekt i Bashkisë së Tiranës që ka sulmuar opozita ka dalë më i bukur. Unë erdha për respekt, me kënaqësi dhe tani më thua çohu ik, është fyerje e inteligjencës. Tirana është sot më e suksesshme në të gjitha projektet që keni kundërshtuar”- u shpreh Veliaj.

Vokshi: Ki kujdes me gjuhën

Veliaj: Ti nuk meriton respekt, ju shfrytëzoni çdo kauzë, e humbisni kauzën, ju bëni të njëjtin gabim

Vokshi:  Jeni bërë për të ardhur keq.

Veliaj: Ja ku jemi sot Tirana është me e suksesshme në të gjitha projektet.

Vokshi: Unë mund t’ju nxjerr nga mbledhja jashtë, se jeni i paftuar. Keni ardhur të bëni zhurmuesin.

Veliaj: Çdo gjë që ju sulmoni bëhet më e bukur

Vokshi: Këtu jam unë kryetare

Veliaj: Je kryetare por jo kryegënjeshtare, ju thashë nesër merr cmim sheshi skenderbej, nuk mund të jem.

Vokshi: Për ca ke ardhur po bën figurë të keqe.

Veliaj: Nëse do të bësh aktoren, bëj audicion. Ke pasion të bësh aktore. Dështove si aktore dhe ke sjellë teatrin në parlament. Shkon i vjedh protestën aktorëve.

Vokshi: Mos bëj arrogantin. Me mua nuk ia del dot, se ka një rend dite të bazuar në rregullor. Fike mikrofonin se me mua nuk ia del dot.

Veliaj: Çdo gjë që ju sulmoni del më e bukur, sulmoni teatrin se do dalë më i bukur.

Vokshi: Fike mikrofonin se do të nxjerr përjashta, do thërras oficerët t’ju nxjerr përjashta.

Pas debatit kryetarja e komisionit të medias Albana Voshki ndërpreu seancën deri sa u largua kryebashkiaku Veliaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!