Vokshi: Veliaj blen makina luksoze me lekët e faturave të ujit

schedule13:04 - 1 Shtator, 2018

schedule 13:04 - 1 Shtator, 2018

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për mungesë të investimeve në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Përmes një deklarate për mediat, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se ndonëse fatura e ujit është rritur, qytetarëve të Tiranës u mungon uji në rubineta.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për keqmanxhimin e situates për furnizimin me ujë të pishëm të banorëve të kryeqytetit gjatë sezonit veror.

Albana Vokshi, deputete e PD: “Të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë dhe e ndjejnë se Fatura e ujit të pijshëm po shtrenjtohet çdo vit, që kur qyteti drejtohet nga Erion Veliaj. Por, megjithëse paguajnë shumë herë më shtrenjtë, ujë të rrjedhshëm në rubinet nuk ka”.

Sipas Vokshit, Veliaj ka blerë 5 automjete elektike me paratë e arkëtuara nga ujësjellësit i Tiranës.

“86 tendera nga 260 ose 1 në 3 tendera jepet pa garë. Erion Veliaj ka  blerë këto ditë 5 makina elektrike. Ajo ç’ka bie në sy janë specifikimet e ujësjellësit për aksesorët luksozë të makinave të blera. Që nga pasqyrat me palosje elektrike deri tek sistemi i navigimit. Partia Demokratike disponon të dhëna se vendimi i ujësjellësit të Tiranës për të blerë makina luksoze elektrike është korruptiv dhe për interesa biznesi që lidhen me atë vetë, me miqtë e tij dhe me familjen e kryeministrit.”

Në fund deputja e PD theksoi se numri 1 i bashkisë së Tiranës, nuk e trajton veten njësoj si qytetarët e tjerë, pasi në zonën e tij rezidenciale ka investuar rreth 300 milionë lekë që të mos i mungojë uji në shtëpinë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!