Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vodhi kasën e një marketi në Durrës/ Arrestohet 26-vjeçari

schedule13:39 - 25 Gusht, 2026

schedule 13:39 - 25 Gusht, 2026

Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin që vodhi dje, një shumë parash në kasën e një marketi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin F. S., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 24.08.2026, rreth orës 15:00, ka vjedhur një shumë parash në kasën e një marketi në lagjen nr. 17, Durrës”, njofton policia.

Ai u identifikua menjëherë pas vjedhjes dhe u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, disa orë pas krimit.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!