Dy shqiptarë të moshës 24 dhe 28 vjeç dyshohet se janë përgjegjës për të paktën tre vjedhje të shisheve të shtrenjta të shampanjës dhe pije të tjera me një vlerë totale prej gati 200 mijë euro.
Vjedhjet kanë ndodhur në zonën e Santa Maria Vapua Vetere.
Të dy përfunduan në burg me akuzën e grabitjes së rëndë dhe vjedhjes.
Hetimet që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve nisën pas një vjedhjeje të ndodhur natën e 26 qershorit në Capodrise, duke dëmtuar biznesin “Sicilian Distributions”.
Hajdutët mësohet se kanë depërtuar nga një vrimë në murin e biznesit, kanë goditur me shqelma dhe grushte portierin dhe kanë marrë shampanjë me vlerë gati 70 mijë euro.
Nga hetimet e kryera nga policët e Komisariatit të Marcianise dhe seksionit të antivjedhjeve të Skuadrës Mobile Caserta rezultoi se ishin përgjegjës edhe për dy vjedhje të tjera të ndodhura gjithashtu në muajin qershor.
Më 4 qershor, ata kishin hyrë në një magazinë dhe kishin marrë shampanjë me vlerë 30 mijë euro dhe para cash, rreth 20 mijë euro.
Më 11 qershor vodhën shishe shampanjë me vlerë 58 mijë euro dhe 6 mijë euro cash në Portico di Caserta.
Dy shqiptarët e dyshuar menjëherë u identifikuan pas kontrollit në banesën e tyre, ku u gjetën rrobat e përdorura gjatë krimit dhe produktet e vjedhura./Abcnews.al/