Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit të aeroportit të Vlorës

schedule14:43 - 24 Shkurt, 2025

schedule 14:43 - 24 Shkurt, 2025

Dy persona, 30 dhe 35 vjeç, punonjës në kantierin e aeroportit të Vlorës, janë arrestuar nga policia pasi kanë vjedhur naftë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 23.02.2025, kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sasia e naftës e vjedhur dhe 2 celularë.



Gjithashtu një 36 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për vjedhje.

Sipas policisë, 36 vjeçari dyshohet se më datë 22.02.2025, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, është paraqitur me një automjet të marrë me qira, që i kishte mbuluar targën, e ka furnizuar me naftë dhe është larguar pa kryer pagesën. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!