Vlorë, vetëdorëzohet njëri nga autorët e vrasjes së biznesmenit

schedule09:08 - 7 Qershor, 2018

schedule 09:08 - 7 Qershor, 2018

Një nga autorët e shpallur në kërkim për vrasjen e Vasil Dervishajt në Vlorë është vetëdorëzuar në komisariat. Në arrati ka mbetur vetëm një autor. Mësohet se viktima dhe atentatorët kanë patur nje grindje kohë më parë dhe natën që e kishin lënë për t’u sqaruar biznesmeni nga Vlora u ekzekutua me plumb pistolete në kokë. 

Mbrëmjen e së mërkurës një nga autorët e shpallur në kërkim për vrasjen e 29 vjeçarit Vasil Dervishajt në Vlorë është paraqitur në komisariatin e qytetit për t’u vetëdorëzuar.

Tani policia është vënë në ndjekje  të një 31 vjeçari i cili mendohet se është autori tjetër i krimit.

ABC News ka mësuar se autori dhe viktima kohë më parë kishin pasur një grindje.Natën e 4 qershorit biznesmeni Dervishaj ka shkuar për t’u sqaruar me atentatorët .

Në automjet ka patur edhe një kallashnikov, armë e cila nuk u përdor në ngjarjen. Viktimës i është bërë pritë në lagjen Pavarësia teksa ndodhej në automjetin e tij me targa italiane. Dy plumba pistolete një në dorë dhe tjetri në kokë i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Në atentatin mafioz vrasësit kanë lëvizur me dy automjete. I pari i sekuestruar nga policia dhe i dyti u bllokua në kohën e vetëdorëzimit të njërit prej autorëve. Mësohet se të katër personat janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë,në lëvizjet e automjeteve.

Në ngjarje Audi  ishte me targa AA 830 RA ,por kishte edhe nje palë targa italiane rezerve,të cilat mendohet se janë përdorur gjatë krimit.Nga policia konfirmohet se  të katër personat kanë tentuar të largohen drejt Greqisë pasi ekzekutuan 29 vjeçarin Vasil Dervishaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!