Studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë e nisën para rektoratit protestën e tyre. Ata u kërkuan edhe studentëve të tjerë të bojktojnë mësimin dhe t’i bashkohen atyre.
“Nuk ka dialog, dialogu ynë është në shesh. Jemi kërcënuar, por ne nuk kemi frikë. Bashkohuni me ne, jo politikë”, janë parrullat e tyre.
Studentët kanë qëndruar me fletë të bardha në duar dhe kanë bërë thirrje për plotësim të kërkesave të tyre. Aktualisht nuk ka patur protestues që i drejtohen Tiranës sepse ata kanë zgjedhur të protestojnë në qytetin e tyre./abcnews.al