Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi. Ngjarja ka ndodhur në Porto Palermo, ku dyshohet se benzina ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime te dy personat.
Sipas informacioneve paraprake, dy prej tyre kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.
Të plagosurit janë Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu./abcnews.al


