6 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri privat në ishullin grek të Sifnos.
Helikopteri ishte nisur nga Markopoulo dhe po përpiqej të ulej në Sifnos, kur u rrëzua në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.
Në bord ndodheshin gjashtë persona. Të gjithë humbën jetën, mes tyre piloti dhe pesë pasagjerë.
Menjëherë pas rrëzimit shpërtheu një zjarr, ndërsa helikopteri përfundoi pranë banesave. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit, të cilat nisën operacionet për shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen e viktimave nga rrënojat.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit. Për momentin nuk dihet nëse aksidenti është shkaktuar nga një problem teknik, kushtet e fluturimit apo faktorë të tjerë./abcnews.al


