Vlorë/ Reshje të shumta shiu, përmbyten rrugët dhe bulevardi i qytetit

schedule17:19 - 13 Shkurt, 2018

schedule 17:19 - 13 Shkurt, 2018

Rrugët e qytetit të Vlorës u mbuluan nga uji si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Bulevardi kryesor i qytetit Vlorë – Skelë, rruga pranë portit, rruga pranë lagjes “28 dhe 29 Nëntori”, në lagjen “Kushtrimi, por edhe disa rrugë të tjera janë mjaft të vështira për t’u kaluar nga drejtuesit e automjeteve, për shkak të pranisë së ujit. Ndërkohë, moti i keq ka krijuar probleme edhe në portin e Vlorës. Pasditen e së martës u pezullua lundrimi detar, situatë që vijoi deri të mërkurën paradite. Të gjitha mjetet lundruese nuk do të lejohen të dalin në det. Nga përmbytja e nënstacionit të Radhimës janë stakuar fiderat që furnizojnë me energji Tragjasin, Orikumin, Llogaranë dhe Radhimën. Shtabi i Emergjencave Civile u ka bërë thirrje familjeve qeë jetojnë afër lumit të Izvorit në zonën e Dukat – Orikumit, që të evakuuohen nga banesat për të shmagur çdo situatë të pazakontë nga reshjet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!