Vlorë, peshkatarët kapin peshkaqenin “dhelpra e detit”

schedule14:10 - 26 Mars, 2019

schedule 14:10 - 26 Mars, 2019

Një peshkaqen i rrallë u kap nga peshkatarët në gjirin e Vlorës. Sipas peshkatarëve ai quhet peshkaqeni bishtdhelpër ose ‘Dhelpra e Detit”. Kafsha ishte 3.2  metra e gjatë dhe peshonte 120 kg. Për fat të keq ajo ngordhi në rrjetën e peshkatarëve. Kjo specie cilësohet e rrallë nga ekspertët por jo e rrezikshme, pasi nuk sulmon. Quhet Dhelpra e Detit për shkak të gjatësisë së bishtit dhe gjendet më shumë në brigjet tropikale. Ardhja e tij në ujërat tona, ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!