Vlorë, moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla lundruese

schedule10:18 - 14 Dhjetor, 2024

schedule 10:18 - 14 Dhjetor, 2024

Si pasojë e motit të keq janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në port. Njoftohet se është ndaluar pajisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, që operojnë në det të hapur duke nisur nga ora 10:00 e ditës së shtunë.

Gjithashtu theksohet se të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorë të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurinë e tyre. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!