Vlorë, kujtohet shfaqja e parë teatrale/ Drama “Vdekja e Pirros” u vendos në skenë në vitin 1909

schedule15:41 - 2 Shkurt, 2024

schedule 15:41 - 2 Shkurt, 2024

Shfaqja e parë teatrale në Vlorë u realizua në këtë ndërtesë, dikur “Klubi Labëria”, ndërsa sot Muzeu Etnografik i qytetit.

Shkruar nga Mihal Grameno, drama “Vdekja e Pirros” u ngjit në skenë në vitin 1909 dhe u interpretua nga të rinj të cilët kishin arsim të lartë.

Në këtë 115-vjetor të realizimit të saj, drejtori i muzeut etnografik tregon se shfaqje, edhe pse më modeste, ka pasur edhe para vitit 1909.

Shfaqja e parë “Vdekja e Pirros” pasoi edhe të tjera në “Klubin Labëria” deri në ngritjen e teatrit “Petro Marko” në vitin 1962 aty ku edhe sot ngjiten në skenë shfaqje të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!