Vlorë, gjoba të shumta kundër duhanit dhe alkoolit

schedule12:57 - 20 Janar, 2018

schedule 12:57 - 20 Janar, 2018

Në qytetin e Vlorës janë të shumta gjobat që po vendosen kundër duhanit dhe alkoolit. Ndërsa në gjithë vendin janë regjistruar afro tetë mijë inspektime me mbi 100 masa, në Vlorë ka patur 700 inspektime brenda dy javëve. Nga 14 gjoba të vendosura 13 janë për shkeljen e ligjit antiduhan, gjobë e cila varion në 300 mijë lekë për subjektet e evidentuara. Shefi i inspektoriatit Eltar Deda nga Vlora ka pranuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një aksion dy javor, por inspektimet do të vazhdojnë në të gjithë vendin./abcnews.al