Vlorë, gjendet një granatë në rrugë/Policia bëri shpërthim të kontrolluar

schedule09:57 - 2 Prill, 2018

schedule 09:57 - 2 Prill, 2018

Një granatë e pashpërthyer u gjet në rrugë, në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para, granata është pa ndezez dhe e ndryshkur. Ajo ka qenë e mbuluar me dhe në ane të rrugës, pranë oborrit të një banese. Por ka dalë në sipërfaqe pas reshjeve të shiut. Pavarësisht mungesës së rrezikut policia rrethoi vendin dhe bëri shpërthimin  e kontrolluar të saj. /abcnews.al